Nisur nga reagimi ironizues i kryeministrit rreth çështjes në fjalë, Adriatik Lapaj nuk e ka vonuar përgjigjen për Ramën.
“Personalisht garoj në listë të hapur i 18 në Tiranë. Këta kryetarët e tjerë përse e kanë futur veten te listat e sigurta. Në politik hyra për të imponuar garën si standard. Balta e tyre na shton ushqimin e rrënjëve tona”, shprehet Lapaj, ndërsa në një postim të dytë sfidon Edi Ramën, duke e ftuar kreun e mazhorancës në një debat publik.
“Zoti Rama do muhabet, por jam i zënë me takime. Të pres në debat! Të pres kur të duash e ku të duash!”, thotë Adriatik Lapaj në mesazhin e tij për kryeministrin.