Pas ekstradimit nga Holanda, Kristi Bixhaku doli për herë të parë para GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë arrest në burg.
Kristi Bixhaku rezulton i ndaluar në 2021 si autor i dyshuar i vrasjes së Fridman Xhaferajt në Korçë, por që më pas u lirua pasi nuk u provua përfshirja e tij. Pas njohjes së masës së sigurisë arrest ne burg Bixhaku po qëndron në ambientet e paraburgimit 313.
SPAK arriti të zbulojë skuadrën e Laert Haxhisë ku u zbardhen 6 vrasje, 5 raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv, 3 raste të vjedhjes me dhunë, 3 raste të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjeve, 1 rast i kanosjes së punonjësve të policisë, ngjarje këto të ndodhura në disa qytete të vendit, si edhe zbardhen e 2 vrasjeve të kryera në Greqi.