A është Luana Vjollca në një romancë të re? Burime për Iconstyle bëjnë me dije se moderatorja dhe këngëtarja e njohur është parë së fundmi në Paris në shoqërinë e biznesmenit tiranas, Drilon Xhepa.
Detajet që kanë ndezur thashethemet janë disa story të publikuara nga të dy në rrjetet sociale, që duket se janë realizuar në të njëjtin vend — madje pranë të njëjtit pallat afër Kullës Eiffel.
