TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës “detyrim paraqitje”. Kjo është paraqitja e disatë e kryedemokratit në SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Sikurse dhe në ditët e tjera kur Berisha është paraqitur në SPAK, demokratët, mbështetës të tij, janë mbledhur para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.