Ilir Mimimi, 55 vjeç, humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht.
Mësohet se në vitin 2000, 25 vite më parë, babai i 55-vjeçarit është përplasur për vdekje nga një makinë në të njëjtin vend.
Ilir Mimimi, këmbësor, ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi që shkaktoi aksidentin u largua.
Policia ka arritur të gjejë mjetin e braktisur. Mësohet se shoferi e kishte fshehur makinën te ish-stacioni i Trenit në Gur të Kuq dhe është larguar në këmbë. Ai gjithashtu ka hequr targat e makinës, por policia e ka identifikuar dhe po e kërkon.