Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Milot, ku janë përplasur katër makina.
Si pasojë janë lënduar tre persona që janë transportuar në spitalin e Lezhës dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.