Përplasi me makinë për vdekje këmbësorin dhe e braktisi në mes të rrugës, identifikohet autori |

1 Min Read

Policia e Pogradecit ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim shoferin e makinës, që përplasi mbrëmjen e sotme për vdekje këmbësorin 55-vjeçar në rrugën Pogradec-Qafë Thanë.

Blutë e Pogradecit bëjnë me dije se autori është 29-vjeçari me iniciale D.J, i cili Rrreth orës 18:45, në fshatin Mëmëlisht, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasin I. M., 55 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë.

Burime bëjnë me dije se autori ka braktisur mjetin pranë stacionit të trenit në qytetin e Pogradecit.

Mësohet se ky i fundit i ka hequr targat dhe është larguar duke e lënë mjetin në këtë zonë.

Policia konfirmon se është pikërisht ky mjet që ka bërë aksidentin dhe mësohet se është identifikuar edhe autori.

Share This Article
Leave a Comment