Qindra groenlandezë protestojnë kundër planeve të Trump |

2 Min Read

Qindra grenlandezë dolën në rrugë të shtunën për të protestuar kundër presidentit amerikan Donald Trump, për të marrë kontrollin e ishullit të tyre.

Pamjet treguan turmat e mbledhura në kryeqytetin, Nuuk, duke valëvitur flamurin e Grenlandës dhe duke mbajtur pankarta me mesazhe të tilla si “Respektoni sovranitetin e Grenlandës”, “Ne nuk jemi për shitje’, etj.

Jens-Frederik Nielsen, kreu i partisë së qendrës së djathtë Demokraatit që fitoi zgjedhjet parlamentare të kësaj jave, iu bashkua kryeministrit në largim Mute B. Egede për të udhëhequr protestuesit drejt konsullatës së SHBA në periferi të Nuuk.

“Ne duam të jemi vetvetja dhe autonomia dhe liria jonë nuk do të vihen kurrë në debat,” tha Nielsen gjatë mitingut.

“Nuk ka asnjë shans më të vogël që unë të flas me Trumpin që Grenlanda të bëhet pjesë e SHBA. Grenlanda do të jetë Grenlandë,” tha ai.

Duke folur për gazetën grenlandeze Sermitsiaq të shtunën, Egede e quajti qasjen e presidentit amerikan “plotësisht të papranueshme”.

Çfarë ka thënë Trump për Grenlandën?

Gjatë muajve të fundit, Trump ka shprehur vazhdimisht interesin e tij për të marrë kontrollin e Grenlandës.

Presidenti amerikan e ngriti sërish idenë të enjten gjatë një takimi me shefin e NATO-s Mark Rutte në Shtëpinë e Bardhë.

Kur u pyet nga një gazetar për një aneksim të mundshëm, Trump tha: “Unë mendoj se do të ndodhë”.

Ai vazhdoi duke thënë se territori ishte themelor për sigurinë kombëtare të SHBA-së, duke theksuar se SHBA tashmë ka baza ushtarake atje.

Ishulli i rëndësishëm strategjik i Arktikut është shtëpia e vetëm 57,000 banorëve dhe është një territor vetëqeverisës i Danimarkës.

Share This Article
Leave a Comment