TIRANË- Parkingu i një pallati në rrugën “Gjik Kuqali” në kryeqytet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarja dhe po punohet për evakuimin e banorëve.
Po ashtu shërbimet e zjarrfikëses po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ndërsa pritet të zbardhen detaje të tjera në vijim.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në rrugën “Gjik Kuqali” ka rënë zjarr në parkingun e një pallati.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve. Ndërkohë shërbimet e zjarrfikses po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Në përfundim të hetimeve do të keni një informacion më të detajuar për rastin.