Patriarku Ekumenik ka uruar për përzgjedhjen në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, të kryepeshkopit Joan Pelushi.
Partiaku Ekumik uron kryepeshkopin Joan Pelushin për një shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer kryepriftëror.
Urimi:
PATRIARKU EKUMENIK URON KRYEPISKOPIN JOAN
Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, z. Joan
Në Tiranë.
Fortlumturi vëlla i shenjtë,
Sapo morëm në Fanar lajmin e zgjedhjes Tuaj të denjë në Fronin Kryepiskopal të Shqipërisë, nxitojmë t’ju përgëzojmë nga zemra dhe në pritje të Letrave Tuaja të Nderuara Paqësore, qëndrojmë me shumë respekt dhe dashuri në Zotin, duke ju uruar një shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer Kryepriftëror!
I denjë!
Vëllazërisht,
† Bartholomeu i Konstandinopojës
Fanar, 16 Mars 2025