Serie A/ Hap fals për titullin, Napoli ndalet në barazim ndaj Venecias |

1 Min Read

Venecia bëri surprizën e madhe në Serinë A, duke ndalur Napolin në një barazim pa gola. Përballja e javës së 29-të, ishte tepër e luftuar dhe me raste të shumta, por në fund nuk prodhoi as fitues dhe as gola.

Një hap fals nga Napoli, në garën për titull. Të kaltrit mbajnë vendin e dytë me 61 pikë, po aq sa Interi kryesues.

Megjithatë, skuadra e Antonio Contes mund të zbresë në vendin e tretë, në rast se Atalanta fiton supersfidën ndaj Interit.

Share This Article
Leave a Comment