58 mln euro, Bayern Munich bëhet gati për të transferuar Nico Williams nga Bilbao |

1 Min Read

Nico Williams vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në tregun europian të transferimeve. Spanjolli vjet ishte thuajse lojtar i Barcelonës, me klubin katalanas që ishte gati ta blinte nga Bilbao.

Lojtari i kombëtares spanjolle në fund “ngeci” për shkak se klubi bask e pengoi transferimin e tij.

Revista gjermane Sport Bild raporton se Bayern tani është më pranë lojtarit. Klubi bavarez është gati të paguajë 58 milionë euro për të, aq sa vlen klauzola e tij e largimit.

Interes për Nico Williams ka treguar edhe Chelsea, Arsenal e Liverpool, por ai po joshet nga ideja për të qenë titullar i padiskutueshëm te Bayern.

Share This Article
Leave a Comment