Rama ngushëllon pas tragjedisë në Maqedoni: Gatishmëri për çdo ndihmë

1 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për tragjedinë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku humbën jetën të paktën 50 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Rama i ka shprehur ngushëllime autoriteteve të Maqedonisë dhe ka shprehur gatishmërinë e Shqipërisë për të ofruar ndihmën e nevojshme në këtë moment të vështirë.

Reagimi i Ramës

Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme.

I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme.

Share This Article
Leave a Comment