Barcelona ka plane të mëdha për merkaton e verës, kur pritet të transferohet një sulmues i majtë i klasit botëror dhe një zëvendësues për veteranin Robert Lewandowski, por do të largojë edhe disa emra.
I pari në listë është Andreas Christensen. Danezi ka probleme të shumta me dëmtimet dhe nuk luan dot titullar, duke qenë se ka rivalitet të madh. Vlera e tij në treg llogaritet 20 mln euro.
Eric García është gjithashtu me valixhe në duar. Ai pritet të transferohet në një skuadër brenda kampionatit spanjoll. Barcelona nuk i garanton minuta.
I treti në ‘listën e zezë’ është Ansu Fati. Sulmuesi nuk e gëzon besimin e trajnerit Hansi Flick, i cili ka kërkuar largimin e tij. Dëmtimet e kanë penguar rritjen e këtij lojtari, kështu që i duhet një skuadër e re për t’u rikthyer në formë.