Spikat dueli Elbasani-Dinamo, mësoni sfidat e ditës së sotme në Superiore |

1 Min Read

Superiorja ditën e sotme do të luajë 3 ndeshjet e tjera të javës së 30-të të kampionatit. Takime mjaft interesante dhe të luftuara janë në program për t’u zhvilluar në 2 orare të ndryshme.

Gjithçka do të ngre siparin e ditës së sotme me duelin mes Bylis dhe Laçit, takim që do të startojë në orën 15:30 dhe do të zhvillohet në “Adush Muça”. Një duel direkt për mbijetesë mes dy skuadrave që synojnë vetëm fitoren për t’iu larguar sa më shumë zonës së ftohtë.

Ndërkohë në orën 18:00 do të luhet paralelisht në Elbasan dhe Tiranë. Në “Elbasan Arena” do të sfidohen mes tyre Elbasani dhe Dinamo. Një tjetër duel mjaft delikat, me vendasit që synojnë të blindojnë vendin e tyre në klasifikim, ndërsa dinamovitët për të ngushtatuar akoma më shumë diferencën me Egnatian e vendit të parë.

Gjithashtu në Tiranë do të përplasin “brirët” mes tyre Partizani dhe Teuta. Të kuqtë do të tentojnë të vazhdojnë me serinë  e fitoreve në kampionat, ndërsa durrsakët të gjendur në vendin e fundit të vetmen zgjidhje kanë 3 pikët.

Share This Article
Leave a Comment