SHBA valë sulmesh ajrore ndaj rebelëve Houthi, 31 të vdekur dhe qindra të plagosur |

3 Min Read

SHBA-ja ka nisur një valë “vendimtare dhe të fuqishme” sulmesh ajrore ndaj rebelëve Houthi në Jemen. Sulmet e udhëhequra nga SHBA kundër Houthi-t në Jemen kanë lënë të paktën 31 të vdekur dhe 101 të plagosur, sipas një numri të ri të publikuar sot nga ministria e shëndetësisë e rebelëve.

Presidenti Donald Trump ka përmendur si arsye të këtij vendimi, sulmet e grupit të armatosur ndaj anijeve në Detin e Kuq.

“Të financuar nga Irani, banditët Houthi kanë gjuajtur raketa në aeroplanët amerikanë dhe kanë vënë në shënjestër trupat dhe aleatët tanë”, shkroi Trump në platformën e tij sociale “Truth”, duke shtuar se “pirateria, dhuna dhe terrorizmi” i tyre kishin kushtuar “miliarda dollarë” dhe kishin vënë jetë në rrezik.

Sulmet kishin në shënjestër kryeqytetin Sanaa, qeveritë e Saada (në veriperëndim) dhe Al-Bayda (në qendër) dhe qytetin Radaa (në qendër), shkroi zëdhënësi i ministrisë Anis Al-Asbahi në X.

Sulmi i parë kundër rebelëve jemenas nën administratën e dytë Trump, u krye ekskluzivisht nga Shtetet e Bashkuara, tha një zyrtar amerikan.

Shtëpia e Bardhë, publikoi në X fotot e Donald Trump duke vëzhguar nga distanca sulmet që ai urdhëroi kundër arsenalit Houthi. Në një imazh, presidenti shihet i veshur me një bluzë të bardhë dhe një kapele të kuqe me mbishkrimin “Make America Great Again”, duart në rripin e tij dhe kufjet e tij teksa shikon drejt një ekrani. Në një tjetër ai është fotografuar nga pas. Një postim tjetër tregon një avion luftarak amerikan duke u ngritur nga një aeroplanmbajtëse në misionin e tij.

Grupi, i cili filloi të synojë anijet në përgjigje të luftës Izrael-Hamas në Gaza, tha se forcat e tij do t’i përgjigjen sulmeve të SHBA.

Që nga nëntori i vitit 2023, Houthi-t kanë nisur më shumë se 100 sulme ndaj anijeve që ata i shohin si të lidhura me Izraelin, si dhe me Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, duke pretenduar se qëndrojnë në solidaritet me palestinezët në luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gaza. Në të kaluarën, Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Britania kanë goditur zonat e kontrolluara nga Houthi në Jemen.

Share This Article
Leave a Comment