Pse dele jemi ne?/ Mehdi Malkaj: Nuk bëhet gjë pa protestë! Grekët dogjën Athinën, serbët shqyen Beogradin!

2 Min Read

Aktori Mehdi Malkaj ka marrë pjesë në protestën e organizuar nga kreu i PDsë Sali Berisha kundër mbylljes së TikTokut.

Gjatë fjalës së tij, Malkaj tha se kryeministri Rama do t’i ketë në kontroll të gjitha prandaj do ta mbyll edhe TikTokun.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen në prostesta ashtu si grekët në Athinë dhe serbët në Beograd.

“Zonja e zotërinj, djemë, vajza më the e të thashë TikToku, ta heqim tik dhe ta lëmë tok. Të jemi tok bashkë të tërë. Më besoni është më mirë, është më bukur kështu. Ky nuk ka inat me TikTokun, ky që i rëntë damllja atje ku është. Ky nuk ka inat me TikTokun, po ka inat me ne pse kemi TikTok sepse nuk e administron ai sepse është ai që i bënë të tëra, ai që një ditë do ta na heqë edhe ajrin.

Njerëz, po për TikTokun pse nuk erdhët? Çfarë iu ka bërë TikToku, ku jeni, si jeni, pse jeni? Nuk bëhet gjë pa protestë. Po marr si model i duam apo nuk i duam, po grekët e dogjën Athinën e përvëluan për një gjë që kishte ndodhur 5 vjet më parë. I duam apo nuk i duam serbët e shqyen qeverinë, nuk di ku të futet ai Vuçiç. Po pse ne dele? Ne mesa di unë nga historia ne nuk jemi fis delesh, ne jemi trima. Ja unë jam një trim se i dal ballë atij nuk më dridhet qerpiku”, tha Malkaj.

Share This Article
Leave a Comment