Shkurtimet e stafit të Zërit të Amerikës, ja emaili që u erdhi punonjësve pas urdhrit ekzekutiv të Trump

1 Min Read

Punonjësit e Zërit të Amerikës kanë kaluar në leje me pagesë nga dita e sotme dhe fondet për dy shërbime të lajmeve amerikane që transmetonin regjimet autoritare u shkurtuan.

Kjo gjë ndodhi një ditë pasi Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv ku vendosi shpërbërjen e shtatë agjencive federale që mbikëqyrin VOA dhe mediat e tjera qeveritare me shtrirje globale.

Punonjës të shumtë në Zërin e Amerikës, ndanë me Reuters një email që i vendoste ata në leje administrative me paga dhe përfitime të plota deri në një njoftim të dytë.

Emailet e dërguara nga një ekzekutiv i burimeve njerëzore në Agjencinë Amerikane për Media Globale, i udhëzonin ata që të mos hynin në ambientet e tyre të punës dhe në sistemet e brendshme.

Share This Article
Leave a Comment