“Pse nuk hytë live sot?”, Rama ironizon Berishën për protestën kundër mbylljes së TikTok

1 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryedemokratin Sali Berisha për protestën kundër mbylljes së TikTok.

Përmes një postimi në rrjete sociale shihen 3 bufa dhe në sfond është deklarata e Berishës për Tik Tok.

Teksa u pyet nga gazetarët se TikToku punon dhe pse nuk hyri live në aplikacion ditën e sotme, ai tha:

“Jo, sot ishte fjala e lirë, e kishte rinia fjalën….

Ishte proteste e të rinjve, ishte protesta e tyre, ju e patë. Isha thjesht një pjesëmarrës në të. Nga cilësia ky krahasohet me mitingun e datës 11 dhjetor 1990 kur studentët u kthyen nga Pallati Presidencial dhe erdhën në sheshin e Qytetit Studenti dhe mbajtën fjalë nga më mbresëlënëset. Në 35 vite këto ishin fjalimet më mbresëlënëse, të rinjtë e fituan betejën e tyre.”

Share This Article
Leave a Comment