Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social në facebook ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha për protestën e sotme kundër mbylljes së TikTok.
Rama ka postuar një video me bufa dhe në sfond është zëri i Berishës, i cili thotë se sot ishte dita e të rinjve për të folur.
“Ishte dita e tyre, ishte fjala e tyre dhe unë u mrekullova nga nga fjalët që mbajtën”, dëgjohet të thotë Berisha teksa u pyet nga gazetari se përse nuk hyri sot në TikTok.