Pas 12 majit, Ramën do ta bëjmë “Non Grata” të çdo platformë |

2 Min Read

Kryetari i FRPD Besart Xhaferri tha gjatë protestës përmbyljen e TikTok, se po protestime kundër censurës.

Xhaferri tha se qeveria do të marrë ndëshkimin me votë qeverinë e Edi Ramës dhe se PD do të jetë fituesja e zgjedhjeve.

Më tej Xhaferri tha se kryerminsitri duhet të shpallet “non grata” në çdo platformë.

Edi Rama veten e tij e ndjen në 2030, e ndejn veten kryeministër të 2030. Ta mbyllte në 12 maj, por nuk e mbyll me 12 maj. Sepse qeveria e tij është mbyllur që tani dhe do ti japi oksigjen propagandës së Endri Fugës, mendimit të tij gëbelsian dhe gjithçka që ai do të kontrollojë. Kontrollon mediat, e dimë që të gjithë. Kemi analistë të pavarur në listën e tij të mbyllur. Ja këto janë mediat shqiptare. Kontrollon biznesmenët e dimë të gjithë. I ke prapë në listat e tij të mbyllura. Kontrollon rininë e pavarur. Aty i ke edhe ata. Kontrollon edhe krimin. Brenda listës së tij i ke po ashtu. Po një kërkesë kam unë patjetër për Partinë Demokratike. Me 12 maj do mbyllim serialin me pullë të kuqe sy m’sy. Duhet të heqim lugatin nga televizioni që i del çdo fëmije shqiptar. Ta heqim Edi Ramën dhe ta bëjmë non grata të çdo platforme sepse vetëm ai do ti kontrollojë ato. Dhe thirrja ime është, nga sot e tutje asnjë sekondë pushim. Ne do jemi fitimtarë, ata janë humbësit e vërtetë. Ata do jenë humbësit e 12 majit“, deklaroi ai.

Share This Article
Leave a Comment