“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

1 Min Read

 Aktori Mehdi Malkaj ka tërhequr një paralele mes protestave që po mbahen në Serbi, në Greqi dhe në Shqipëri. Duke folur në protestën kundër mbylljes së TikTokut, Malkaj ka deklaruar se serbët dhe grekët i kanë tmerruar qeveritë me protestat e tyre. Ndërkohë që ka ngritur pyetjen nëse ne jemi popull dele që nuk bëhemi bashkë për protestat kundër qeverisë.

“Nuk jam i dhunshëm por nuk duroj dot. TikToku ta heqim Tikun e të lëmë Tokun , të jemi Tok bashkë? Është më mirë kështu. Ky nuk ka inat me TikTokun, por ky që i rëntë damllaja, ka inat pse kemi ne TikTok sepse nuk e administron ai sepse është Ay që një ditë do të na heqë edhe ajrin. Njerëz po për TikTok pse nuk erdhët? Çfarë ju ka bërë TikToku? Grekërit e dogjën Athinën për një gjë të ndodhur 5 vitë më parë, grekët e shkyen Beogradin nuk di ku të hyjë Vuçiç? Nga historia ne nuk kemi qenë dele por trima”, tha Malkaj.

The post “Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi? appeared first on GIJOTINA.

Share This Article
Leave a Comment