Megjithëse u tha se do të ishte paqësore, duket se protesta në Beograd ka nisur me tensione. Studentët e pranishëm kanë bllokuar akset kryesore të rrugëve.
Nga pamjet e transmetuara nga mediat serbe, bëhet e ditur se veteranët ushtarakë kanë krijuar një rresht para Kuvendit të Serbisë ku si rrjedhojë forca të shumta policore kanë rrethuar të gjithë qendrën. Raportohet gjithashtu se tre persona janë plagosur në një incident në Zharkovë.
Ndërkohë në Beograd një makinë ka tentuar të ndalojë protestuesit duke krijuar edhe tensione të shtuara.
Kolonat e protestuesve që iu përgjigjën thirrjes së studentëve në bllokadë po lëvizin nëpër Beograd, nga të gjitha drejtimet dhe të gjitha anët e qytetit, vëzhguesit vlerësojnë se kjo është një protestë historike.
Po ashtu raportohet se një person iu afrua rojeve dhe i kërcënoi me bomba por u neutralizua.