Shtrohet në spital kryeministri kroat, zëdhënësi i qeverisë: Shkak një çrregullim i ritmit të zemrës

1 Min Read

KROACIA- Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç është shtruar në Qendrën Spitalore Klinike të Zagrebit të premten në mbrëmje për shkak të një çrregullimi me ritmit e zemrës. Sipas mediave kroate, Plenkoviç ka kohë që ka pasur një problem me çrregullim të ritmit të zemrës (fibrilacion atrial), për këtë arsye iu nënshtrua një procedure invazive, gjatë së cilës izolohen venat pulmonare, gjë që redukton rrezikun e aritmive.

“Dëshirojmë t’ju informojmë se kryeministri është trajtuar dje në mbrëmje në Klinikën për Sëmundjet Kardiovaskulare të Qendrës Spitalore Universitare për Kardiologji të Zagrebit për një çrregullim të herëpashershëm të ritmit të zemrës. Procedura ishte planifikuar më parë dhe shkoi pa probleme”, tha zëdhënësi i qeverisë kroate Marko Miliç.

Share This Article
Leave a Comment