Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një vajzë 19-vjeçare ka plagosur me thikë vëllanë e saj të mitur.
Bëhet fjalë për shtetasen B. M., 19 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Policia raporton se ditën e djeshme në banesën e saj, 19-vjeçarja ka plagosur me thikë, vëllain e saj të mitur, 7 vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, shtetasja B. M., është dërguar në spitalin psikiatrik të Shkodrës për të marrë asistencën e nevojshme, pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor.