Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur në një konferencë për mediat ku ka komentuar 26 lojtarët e zgjedhur për sfidat me Anglinë dhe Andorrën.
Ai u ndal te zgjedhjet e bëra, duke shpjeguar mungesat e Seferit dhe Mehmetit, teksa tregoi dhe gjendjen e Ardian Ismajlit dhe Armando Brojës, të cilët sapo janë rikthyer nga dëmtimet që kanë kaluar.
“Kemi dëmtime, por edhe nga kampi tjetër, edhe ata vuajnë. Janë dy ndeshje shumë të ndryshme. Anglia është një nga skuadrat më të mira në botë. Kanë një nga trajnerët me nivelin më të lartë. Unë shqetësohem për të dyja sfidat. Të dyja ndeshjet do i përgatisim mirë, si nga ana fizike, ashtu edhe futbollistike. Edhe lojtarët do të përgatiten mirë.
Në aspektin strategjik të dy ndeshjet e radhës, mendoj se kemi më tepër lojtarë në krahun e majtë. Seferi ka një rrugëtim të mirë me kombëtaren, jep gjithçka në fushë. Por ne nisim një vit shumë të rëndësishëm, kemi një ëndërr për të shkuar në Botëror. Dua të jap një përgjigje për lojtarët e tjerë, si Seferi, Mehemti, mund të mos jenë ftuar, por mund të jenë pjesë e Kombëtares në sfidat e radhës.
Jam dakord, në dy vite arrin t’i njohësh lojtarët. Më tepër se të përmirësojmë aspektet teknike, fokusohemi te përqendrimi. Për këtë arsye, ne kemi humbur disa ndeshje. Ne jemi një kombëtare e vogël, por që jemi vazhdimisht në rritje.
Broja dhe Ismajli? Kemi punuar për më shumë se 10 ditësh me të dy lojtarët. Ismajli ka një përsëritje të problematikës që ka pasur, ndërsa Broja është rikthyer pas një dëmtimi të gjatë. Të dy janë kthyer me ekipet e tyre këtë fundjavë dhe janë në gjendje për të luajtur. Do të kemi stërvitje të ndryshme. Ne kemi tre muaj e gjysmë pa i parë lojtarët. Jemi vazhdimisht duke punuar dhe duke i vizituar lojtarët, por fusha është ajo që të mungon.
Brruti? Dua të shpjegoj pak punën tonë si staf teknik. Ne jemi një grup që merret me vlerësimin e lojtarëve. Ne jemi një trupo që bëjmë vlerësimet e lojtarëve shqiptarë. Brruti është një lojtar që na mungon ne. Muçolli ishte një lojtar që i kishte këto karakteristika, por fatkeqësisht ka qenë i dëmtuar. Kemi shumë emra në të majtë, por në të djathtë nuk kemi shumë opsione. Rikthehet Pajaziti, sepse bën shumë role. Brruti është një lojtar mëngjarash dhe jam shumë i lumtur që është këtu. Sa i përket polemikave dhe debateve, është lojtari që e jep përgjigjen. Ne jetojmë vazhdimisht me presionin. Të luash në Wembley është sigurisht presion, por ne si staf duhet t’i mbështesim.
Janë kompeticione të ndryshme, por dhe kundërshtarë të ndryshëm. Është një ëndërr e bukur për të shkuar në Botëror. Kërkon kohë që të arrihet. Ne duhet të marrim pikë nga këto ndeshjet, sepse rregulli këtu është më i vështirë. Është një grup i vështirë, sepse për të gjithë nis nga zero numërimi. Mund të ndodhë që të fitosh, të humbasësh, por në fushë duhet të hysh gjithmonë është që të përfaqësosh vendin.
E gjitha është një lloj procesi. Pas Hysajt, kemi Balliun dhe është Hadroj. Në anën e djathtë jemi në rregull, ndërsa mungesat vijnë në të majtë, me Mitajn që nuk e kemi. Është Aliji i cili vjen me shumë eksperiencë, pasi ka bërë dy Europianë. Ndërsa për të djathtën është Hadroj.