Ministrat e Ramës 27 shkelje të Kodit Zgjedhor deri më tani, por KQZ nuk jep asnjë masë |

3 Min Read

Zëdhënësja e Anti-korrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat nga selia blu, deklaroi se gjatë procesit të deritanishëm parazgjedhor, janë denoncuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve 27 raste të cilat lidhen me shkelje administrative.

Sipas PD-së, këto shkelje janë kryer nga zyrtarë të kabinetit qeveritar si Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhe, apo të tjerë zyrtarë përfaqësues të institucioneve shtetërore qëndrore dhe vendore.

Vangjeli tha se nga këto 27 raste, KQZ e drejtuar nga Ilirjan Celibashi ka prauar për të filluar hetimet vetëm për 16 raste dhe se për to deri më tani nuk ka asnjë masë penalizuese të marrë.

PD i bëri thirrje KQZ që të marrë masa konkrete për shkeljet e evidentuara dhe shkelësit konkretë për të penguar kryerjen e veprimtarive publike të ndaluara sipas Kodit Zgjedhor.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Mbështetur në të dhënat e administruara nga PD lidhur me evidencat tona që kanë të bëjnë me shkelje administrative gjatë procesit të deritanishëm parazgjedhor, bëjmë me dije se:

Deri tani janë denoncuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 27 raste të cilat lidhen me shkelje të kryera nga zyrtarë të kabinetit qeveritar si Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhe, apo të tjerë zyrtarë përfaqësues të institucioneve shtetërore qëndrore dhe vendore.

Për këto 27 raste ankimimi  KQZ ka vendosur:

Pranimin e tyre dhe fillimin e hetimit administrativ për 16 raste;

Mosfillim hetimi për 6 raste;

Pushim të hetimit për 2 raste.

Për të gjitha rastet për të cilat ka nisur hetim administrativ nuk kemi ende masa penalizuese të marra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Partia Demokratike kërkon nga KQZ marrjen e masave konkrete për shkeljet e evidentuara dhe shkelësit konkretë për të penguar kryerjen e veprimtarive publike të ndaluara sipas Kodit Zgjedhor të RSH, Vendimit nr.9/2020 të Komisionit Rregullator, veprime këto të cilat nuk sigurojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe cenojnë zhvillimin e një gare të ndershme dhe të barabartë ndërmjet palëve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Share This Article
Leave a Comment