Protesta paqësore do të fillojë zyrtarisht në orën 16:00 para Kuvendit të Serbisë. Para kësaj do të organizohen tubime në disa lokacione të qytetit.
Protestuesit në njoftimin e tyre thonë më 15 mars “do të shkruhet historia”, ndërsa aksioni është krahasuar paraprakisht me demonstratën e 5 tetorit 2000, kur qytetarët detyruan tërheqjen e regjimit të presidentit Sllobodan Millosheviq.
Ata i kanë drejtuar katër kërkesa qeverisë dhe autoriteteve: publikimi i të gjitha dokumenteve në lidhje me rinovimin e stacionit hekurudhor nga një ekip kinez; ndjekja penale dhe shkarkimi i personave që dhunuan studentët dhe profesorët, të cilët protestuan rreth tragjedisë; lirimi i studentëve të arrestuar gjatë protestave; rritje me 20 për qind e buxhetit për arsimin e lartë.
Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Vuçiq ka paralajmëruar për dhunë dhe arrestime të mundshme.