Një i ri është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se banesa e tij shërbente për përgatitjen dhe ndarjen në doza të lëndëve narkotike, me qëllim shitjen.
Në kuadër të operacionit të koduar “Drug base” është vënë në pranga shtetasi S. R., 30 vjeç, banues në Tiranë .
“Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. R., shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kg e 276 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis, lëndë narkotike kokainë dhe 1 pershore elektronike, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.” – njoftojnë autoritetet.
Policia thotë se po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.