Supriza Julian Shehu dhe Etnik Bruti, rikthehet Broja/ Silvinho publikon listën e Kombëtares |

2 Min Read

Është publikuar lista e kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e muajit Mars, kundër Anglisë dhe Andorrës, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Në total, trajneri Silvinho ka thirrur 26 lojtarë, ku suprizat janë ish-futbollisti i Laçit, Julian Shehu, i cili aktualisht luan me Widzew Lodz në Poloni, si dhe Etnik Bruti i Malishevës, ku të dy ftohen për herë të parë.

Nga kampionati shqiptar i vetmi që është thirrur është Naser Aliji, i cili është një rikthim për të. Po ashtu, ka një rikthim dhe për Medon Berishën dhe Adrion Pajaziti.

Ndërkohë, në listë mungon emri i Anis Mehmetit, edhe pse u përfol se do të kishte një ftesë për të. Gjithashtu, pjesë e listës janë Armando Broja dhe Rey Manaj, të cillët siç duket ia kanë dalë të rikthehen nga dëmtimet.

Elseid Hysaj, Keidi Bare, Indrit Tuci dhe Mario Mitaj janë disa nga emrat që nuk kanë arritur që t’ia dalin të jenë pjesë e listës për shkak të dëmtimeve.

Grumbullimi zyrtar nis të hënën më 17 mars. Kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë ndaj Anglisë në “Wembley” më 21 mars, në orën 20:45. Takimi i dytë është më 24 mars ndaj Andorrës në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, në orën 20:45. Këto ndeshje janë të vlefshme për Kualifikueset e Botërorit “SHBA-Kanada-Meksikë 2026”.

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.

Mbrojtës: Ivan Balliu, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti dhe Enea Mihaj.

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Etnik Brruti, Juljan Shehu, Nedim Bajrami dhe Arbër Hoxha.

Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.

Share This Article
Leave a Comment