EMRAT/ Dy prej më të kërkuarve nga Italia, arrestohet kushërinjtë dibranë të dënuar për vrasje |

2 Min Read

Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona në Dibër, të cilët ishin në kërkim që prej vitit 1999 nga Italia për vrasje.

Në kuadër të operacionit të koduar “Difficult conditions” janë vënë në pranga shtetasit Andon (alias Afrim) Sina, 51 vjeç, dhe Niko (alias Faslli) Sina , 48 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin, banues në fshatin Rreth Kale Dibër.

Raportohet se ata ishin renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, teksa për t’i shpëtuar drejtësi ata përdornin identitete të tjera.

Ata akuzohen për vrasjen e një shqiptari dhe plagosjen e një tjetri, ngjarje kjo e ndodhur më 22 shtator të vitit 1999 në Itali, teksa janë dënuar me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili nga Gjykata e Apelit të Napolit.

“Këta shtetas janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Napolit në Itali në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Këta shtetas në Komunen Griciniano d’Aversa, 22.09.1999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjetë prerëse shtetasin shqiptar B.C dhe kanë plagosur rëndë shtetasin shqiptar F.S, për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.

Hetimet e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Policinë Italiane, kanë bërë të saktësohet rruga e ndjekur e të arratisurve dhe kështu u bë e mundur zgjerimi i fushëveprimit të hetimit dhe u gjet vendndodhja e tyre në fshatin Rreth-Kale Dibër.” – njofton Policia.

Interpol Tirana po kryen procedurat me homologët italian për ekstradimin e dy shtetasve të mësipërm drejt Italisë.

Share This Article
Leave a Comment