Dy kushërinj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për dy vepra penale për vrasje dhe tentativë vrasje, janë arrestuar në Dibër ku fshiheshin dhe përdornin identitet tjetër.
Në pranga kanë rënë Andon (alias Afrim) Sina, 51 vjeç, dhe Niko (alias Faslli) Sina, 48 vjeç, banues në fshatin Rreth Kale.
Kushërinjtë akuzohen se në vitin 22 shtator 1999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjetë prerëse shtetasin shqiptar me iniciale B.C dhe plagosën rëndë një tjetër shiptar, shtetarin me iniciale F.S..
Ngjarja ka ndodhur në Komunen Griciniano d’Aversa për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.
Andon (alias Afrim) Sina dhe Niko (alias Faslli) Sina janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Napolit në Itali në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.
Dy të arrestuarit janë të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali dhe do të ekstradohen drejt shtetit fqinj.