“Ndjeva super energji nga…”, Egla flet për puthjen me Laertin dhe parashikon fituesin e “BBVA”

2 Min Read

Në një postim në rrjetet sociale, ajo përshkroi emocionet që përjetoi gjatë vizitës, duke theksuar energjinë e fortë që ndjeu nga banorët.

Aktorja tregoi gjithashtu për një moment të veçantë gjatë vizitës së saj: “Ndjeva super energji nga një përqafim… që shpresoj mos të ketë kushtuar 10 mijë euro”, duke ironizuar në lidhje me rregullat e dënimeve brenda shtëpisë.

Ajo përmendi edhe mungesën emocionale të disa banorëve, pavarësisht se fizikisht ishin të pranishëm, si dhe një banore që e ngatërroi për rivale për shkak të reagimeve të saj.

Një tjetër detaj që bëri bujë ishte përmendja e puthjes me Laertin, një nga konkurrentët e BBVA.

Egla sqaron se nuk do ta kishte bërë një gjë të tillë nëse do të kishte pasur mundësi keqkuptimi. “Laerti është koleg! Publiku është super inteligjent dhe e ka kuptuar, prandaj nuk ka nevojë për sqarime,” u shpreh ajo.

Duke përmbyllur mesazhin e saj, Egla deklaroi se tashmë ka në mendje tre finalistët dhe madje ka zgjedhur edhe fituesin e këtij edicioni, duke nënvizuar se ai është një mashkull.

Ky koment ka ngjallur kureshtjen e ndjekësve, të cilët tashmë janë të etur për të zbuluar nëse parashikimi i saj do të realizohet.

“Ndjeva super energji nga...”, Egla Ceno flet për puthjen me

Share This Article
Leave a Comment