Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorës ku një nënë e alkoolizuar, përplas në tokë fëmijën e saj 5 muajsh.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë për t’i marrë fëmijën por ajo ka kundërshtuar me forcë forcat e policisë.
Ndërkohë që fëmija është shoqëruar në spital dhe po i bëjnë një skaner për të parë organet e brendshme.
Nëna e alkoolizuar është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, ndërkohë që mësohet se shtë e divorcuar.