E rëndë në Vlorë/ Nëna “katile” përplas disa herë në trotuar foshnjën e saj 5 muajshe |

1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në Vlorë, ku një nënë ka përplasur në tokë fëmijën e saj 5 muajshe.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, teksa bëhet fjalë për një grua rreth 35-vjeçe, e cila dyshohet se në gjendje të dehur ka përplasur disa herë në trotuar foshnjën e saj.

Qytetarët e pranishëm aty dhe forcat e Policisë kanë ndërhyrë për t’i marrë fëmijën dhe ajo i ka kundërshtuar me forcë.

Foshnja është dërguar në spital për kontrolle mjekësore dhe sipas policisë nuk ka dëmtime të dukshme. Megjithatë, po i bëhet një skaner për të vlerësuar gjendjen e organeve të brendshme.

Ndërkohë, nëna e fëmijës është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje. Burime bëjnë me dije se ajo është e divorcuar.

Share This Article
Leave a Comment