Mbrojtja Civile e Italisë është në gatishmëri për shkak të valës së motit të keq që pritet të godasë kryesisht rajonet e Toskanës dhe Emilia Romagna.
Në Firence është rritur ndjeshëm niveli i lumit Arno, ndërsa në një periferi të qytetit ka vërshuar një përrua. Në qytetin Pistoia, po në Toskanë, u vendos që shkollat dhe parqet publike të qëndrojnë të mbyllura deri nesër.
Edhe në qytetin e Pratos, kryebashkiaku vendosi që të gjitha dyqanet dhe bizneset të qëndrojnë të mbyllura deri në mesnatë. Për arsye paraprake, në pjesë të ndryshme të këtij rajoni qendror të Italisë, banorëve iu kërkua të largoheshin nga shtëpitë private të vendosura në katin e parë.
Dhe në rajonin Emilia Romagna, alarmi për sot dhe nesër është “në të kuqe”, me referencë të veçantë për qytetet e Bolonjës, Rimini, Forlì, Cesena dhe Ferrara dhe me referencë të veçantë për rrezikun e vërshimit të lumenjve.
Në Venecia u aktivizua sistemi i lëvizshëm i digave “Mose” për të mbrojtur Galinotatis nga fenomeni i baticës, ndërsa, në të njëjtën kohë, temperaturat filluan t’i ngjanin verës pothuajse në të gjithë Italinë Jugore.