Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur qytetarëve në rubrikën e tij “Sy m’sy” duke u fokusuar te hapja e tunelit të Murrizit.
Rama thotë se sot mbaroi Odisea e pafundme që u bë tamam si një betejë për të marrë një kala që nuk dorëzohej
“Sot jam çliruar nga një mankth i vërtetë. Tuneli i Murrizit. Një kurth i paparë i natyrës ku thash ramë dhe s’kemi për të dalë më. Kur puna po ecte mirë e bukur plasën ujërat dhe na morën peng duke na i shtyrë afatet e përfundimit pa afat. Nejse sot mbaroi Odisea e pafundme që u bë tamam si një betejë për të marrë një kala që nuk dorëzohej. Tani stafi që merret edhe e këtë kronikë më informoi që me zor ka gjetur disa komente problematike të hapjes së tunelit kështu që faleminderit të gjitha tyre që nuk i kanë kursyer mesazhet pozitive”, deklaron Rama.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F617687847726644%2F&show_text=false&width=267&t=0