Futbollisti i Flamurtarit, 31-vjeçari Sodiq Atanda, është qëlluar me thikë mbrëmjen e kësaj të premteje në Vlorë dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga informacionet paraprake mësohet se ai është goditur me thikë, në një tentativë për ta grabitur, teksa po ecte në këmbë në rrugët e Vlorës.
Ende nuk dihet autori, teksa qëndërmbrojtësi nigerian po merret në pyetje nga Policia e Vlorës në ambientet e spitalit.
Sodiq Atanda është një emër i njohur i futbollit shqiptar, ku ka fituar dhe një kampionat dhe një kupë, teksa është aktivizuar me ekipe si Partizani, Egnatia, Erzeni dhe Apolonia.