“Ja dhe tuneli madhështor i fitoreve imagjinare”, Rama ironizon sërish Berishën

1 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa ka publikuar në Facebook një video me disa bufa të vegjël, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i kreut të PD duke dfolur për listat e kandidatëve.

Rama shkruan: “Ja edhe tuneli madhështor i fitoreve imagjinare”, duke iu referuar tubit në të cilët hyjnë bufat, në videon e publikuar.

Postimi i kreut të qeverisë vjen pas hapjes së tunelit të Murrizit i cili do të lidhë Dibrën me Tiranën, për të treguar se nga njëra anë është mazhoranca që flet me vepra, e nga ana tjetër ata që flasin dhe thërrasin protesta për mbylljen e TikTok.

https://streamable.com/o/yxhl0q#?secret=ZBCk09Wx2I

Share This Article
Leave a Comment