Fansat janë të bindur se Michael B. Jordan dhe ish-i i Harry Styles, Taylor Russell janë në lidhje.
Dyshja u panë duke shkuar për një shëtitje në Londër të dielën në një video virale që qarkulloi në mediat sociale.
“Nuk prisja t’i shihja të dy duke ecur rastësisht në Londër”, lexohej në mbishkrimin e postimit të fotografit të udhëtimeve Nancy Lova në Instagram të martën.
Jordan, 38, dhe Russell, 30, qëndruan pranë njëri tjetrit ndërsa eksploronin Oxford Street të qytetit.
Në një video tjetër të postuar nga i njëjti përdorues, një fans iu afrua Jordanit me sa duket për të kërkuar një foto, por aktori dukej se refuzoi me mirësjellje me një shtrëngim duarsh përpara se ta çonte Russell-in në një vendkalim aty pranë.
Ata dukeshin mjaft rehat me njëri-tjetrin teksa buzëqeshnin dhe bisedonin në publik. Është e paqartë nëse ata janë thjesht miq apo të përfshirë në mënyrë romantike.
Së fundmi, Russell ishte në lidhje me Styles, për një vit përpara se të ndahej majin e kaluar.
“Ata kaluan një problem të vështirë pas udhëtimit të tyre në Japoni [në prill] dhe po marrin pak kohë larg“, tha një burim për Sun në atë kohë, duke shtuar se marrëdhënia “e lumtur” e ish-çiftit ishte “tensionuar kohët e fundit”.
Jordan, nga ana e tij, ishte në lidhje me Lori Harvey për një vit përpara se ndarja e tyre të zbulohej në qershor 2022.