Shqipëria vijon të ketë ende akses në platformën Tik-Tok dhe pas datës 13 mars, datë kjo që u lajmërua nga qeveria dhe nga Autoriteti i Sigurisë Kibernetike se do të ishte fundi i aksesueshmërisë në këtë rrjet social.
Sipas asaj që Autoriteti i Sigurisë Kibernetike thotë për ‘Report TV’, bllokimi i përdorimit të rrjetit social Tik-Tok në Shqipëri është ende në fazat fillestare. Nga dita e djeshme e deri më sot mbi 1.5 milionë shqiptarë kanë raportuar problematika në “lundrimin” në këtë platformë.
Ata sqarojnë se u bërë kërkesë kompanive të internetit për të bllokuar IP dhe DOMAIN të TikTok-ut, ndërsa autoritetet vendase duhet të përfundojnë procedurat e nevojshme me kompanitë Apple dhe Play Store që indivitët të mos kenë akses për ta shkarkuar në celularë. Gjithashtu Autoriteti i Sigurisë Kibernetike thotë se do të duhen të paktën 10 ditë për të mbyllur përfundimisht këtë aplikacion në shtetin shqiptar.
Prej ditës së djeshme shqiptarët gjetën “zgjidhje” për të lundruar në Tik Tok nëpërmjet aplikacioneve “VPN” të cilat kur aktivizohen ndryshojnë automatikisht IP e internetit dhe bëjnë të mundur aksesin në këtë rrjet social.