ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dha një deklaratë të shkurtër për mediat gjatë vizitës së tij në Elbasan për Ditën e Verës.
Berisha gjatë fjalës së tij përshëndeti kandidatët për deputet në Elbasan, ndërsa foli edhe lidhur me vendimin e deputetit Dashnor Sula për t’ju bashkuar koalicioniut të Adriatik Lapajt, “Nisma Shqipëria Bëhet”. Kryedemokrati e cilësoi si gabim vendimin e Sulës, ndërsa shtoi se ende ka kohë ta mendojë se çfarë do të bëjë në vazhdim.
“Sa i përket deputetit që thatë ju, ai bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun dhe shkoi në punën e vet, nuk kam çfarë të them bëri gabim por prapë ka kohë ta mendojë.”, u shpreh Berisha.