E pazakontë për pranverën/ Temperatura rekord në Athinë, termometri shënon 26 °C |

1 Min Read

Temperatura shumë të larta për sezonin janë regjistruar ditën e sotme në kryeqytetin grek, Athinë.

Kryeqyteti helen ka regjistruar herët në mëngjes temperatura pranë 20 gradë Celsius, ndërsa në mesditë shkuan deri në 26.

Sipas Observatorit Kombëtar të Athinës, temperaturat prej 24 deri në 26 gradë janë historikisht të larta për sezonin pasi mund të tejkalojnë rekordet e mëparshme.

Rekordet e marsit, për sa i përket qendrës, janë 25 gradë Ceclius për stacionin Athinë-Gazi, shënuar më 31 mars 2009 dhe 26 për stacionin e Patisias më 14 mars 2020.

Sipas Observatorit, sot pritet mot përgjithësisht i kthjellët me vranësira të kohëpaskohshme, ndërsa përqendrimet e pluhurit saharian në kryeqytetin grek do të jenë të shtuara.

Share This Article
Leave a Comment