Shqipëria Madhështore e votës së lirë |

4 Min Read

Nga Basir Çollaku

Kur Partia Demokratike dhe lideri i saj Sali Berisha në kuvendimin me këshilltarin amerikan Chris LaCivita lajmëruan se koalicioni do të quhej Shqipëria Madhështore shumë pyetje nuk u përgjigjën njëherësh. Madje edhe më të bindurve partiakë të heshtur, që pyesin njëherë në 100 vjet kur lideri vendos u mungonin ca fjalë.

Madhështore? Ne? Një dynym shtet krahasuar me planetin?! Këtej në fund të dynjasë?! Larg agjendës globale?! Ku do të zgjeroheni lartësohemi apo zgjatohemi?! Çfarë hataje do të bëjmë për të rrokur vëmendje botërore?! U rikthye Jezusi? Rifoli Muhamedi? Një Ballkan telashesh shekullore?! Nga vendi muze i diktaturës komuniste?!

Po. Ka një pafundësi ndryshimesh të domosdoshme të cilat në gjendjen ku ndodhemi ne shqiptarët, janë vërtet MADHËSHTORE

Përmendim disa thelbësore:

Natyrisht është madhështore kur vendoset ultimatum nga programi i premtuar i PD se nuk do ndodhë që:

* Në bashki të zgjidhen kriminelët drejtues si normalitet

* Në Parlament nuk hyjnë vrasës e trafikantë droge, mafiozë, apo përfaqësues të tyre të sponsorizuar

* Paratë publike nuk shkojnë në duart e Mafias si të ishin kokoshka kinemaje

* Pallatet dhjetërakatëshe nuk janë porosi e Ndranghetës apo Sinaloas

* Miliarda euro të kokainës së karteleve vendase e të huaja nuk pastrohen nga zyrat publike

* Bregdeti nuk është kafshatë e krimit të organizuar kombëtar e ndërkombëtar, si pjatë shkëmbimi favoresh me mafiozë e shtetarë të huaj të korruptuar

* Kur taksat paratë e qytetarëve nuk hidhen në një incenerator fantazmë nga ministra kryeministri e bashkiakët kryesorë

* Kur ikona të traditës si kinema e Teatri Kombëtar nuk masakrohen si ISIS e Alkaeda veprat mijëvjeçare të artit

* Kur Kryeministri është në ballë të korruptimit të FBI agjencisë amerikane të inteligjencës më serioze në glob

* Kur ministrat e pushtetarët, prokurorë e gjyqtarë, oficerë policie, biznesmenë e gazetarë, kuvendojnë në aplikacione të fshehta sky-enchro me mafioze e kriminelë duke vrarë zgjedhjet njerëzit e plaçkitur qindarkat e qytetarëve.

* Kur drejtësia kërkon 20 vite jetë të të dendë me padrejtësi

* Kur vendi bëhet destinacion botëror mbetjeve toksike vrasëse kancerogjene

* Kur spitalet kthehen ne krematoriume asgjësimi të njerëzve me shpresë të fikur jete

* Kur qeveria e KM vrapojnë të mbledhin refugjatë nëpër botë për qoka fundshpine të mbajtjes së pushtetit

* Kur një shoqatë e hapur merr me qira Shqipërinë drejtësinë dhe ekonominë

* Kur Serbia kryeministrin më të mirë e ka në Tiranë dhe jo në Beograd e kosovarët quhen fqinj por serbët vëllezër

* Kur diplomatët tallin menderen dhe lloj lloj veshgjati folës i një gjuhe të huaj shihet si Zeusi

* Kur shqiptarët arratisen e pakësohen 1 milionë në 10 vite duke u bërë azili më i madh në botë me sipërfaqe 28748 kilometër katror

* Kur Edi Rama shpëton nga pengmarrja, kontrata me botën e zezë.

Po. Këto e dhjetëra çmenduri të ndodhura, nëse zhduken nga faqja e dheut tonë, e bëjnë Shqipërinë Madhështore, sa herë vdes një nga këto vese vrasëse…

Share This Article
Leave a Comment