Pas vdekjes së Anastas Janullatos, Kisha Ortodokse Shqiptare zgjedh më 16 mars Kryepeshkopin e ri |

1 Min Read

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka njoftuar se Sinodi i Shenjtë do të mblidhet më 16 Mars 2025 për të zgjedhur kryepeshkopin e ri, i cili do të zëvendësojë kryepeshkopin e ndjerë, Anastas Janullatos,

Zgjedhja do të realizohet në Dielën e Dytë të Kreshmës, pas Liturgjisë Hyjnore, dhe do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Sipas Sekretares së Sinodit të Shenjtë, procesi i zgjedhjes do të zhvillohet në Qendrën Sinodike dhe do të jetë një moment i rëndësishëm për Kisha Ortodokse, pasi do të përcaktojë udhëheqësin e ri të Kishës dhe të besimtarëve ortodoksë në Shqipëri.

Anastas Janullatos, i cili udhëhoqi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë për më shumë se 30 vjet, u shua më 25 janar 2025, pasi nuk mundi të fitonte betejën me sëmundjen. Janullatos ishte zgjedhur Kryepeshkop i Kishës Ortodokse në Qershor të vitit 1992 dhe më 2 Gusht të po atij viti u fronëzua si Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në Kishën Katedrale të Tiranës.

Share This Article
Leave a Comment