Papa Françesku mbetet në spital në gjendje delikate shëndetësore, Kisha Katolike mund të duhet të rimendojë pontifikatin

2 Min Read

VATIKAN- Katër javë pasi Papa shkoi në spital, janë rritur dyshimet se papati mund të ketë hyrë në një fazë të re. Marco Impagliazzo, president i Komunitetit të Sant’Egidio, shoqata bamirëse katolike më e madhe në botë, tha se Kisha Katolike mund të duhet të “rimendojë” pontifikatin (zyrtar i lartë fetar përgjegjës për kryerjen e riteve dhe ceremonive të shenjta).

Papa mbetet i sëmurë rëndë në spital me pneumoni në të dy mushkëritë, me shëndet të brishtë, në pamundësi për të lëvizur dhe me vështirësi për të marrë frymë. Vatikani thotë se jeta e tij mbetet në rrezik dhe nuk ka dhënë asnjë tregues se kur mund të jetë në gjendje të largohet nga spitali.

Impagliazzo tha: “Ne duhet të rimendojmë pontifikatin në këtë situatë të re, por jam i bindur se Papa është plotësisht përgjegjës për rolin e tij. Unë mendoj se në të ardhmen me Papa Françeskun me situatën e tij shëndetësore do të kemi një pontifikat më pak dinamik për shembull për udhëtime, por më profetik.”

Shtrohet pyetja se çfarë mund të jetë duke menduar vetë Papa për rolin e tij si udhëheqës shpirtëror i 1.4 miliardë katolikëve në botë. Sky News shkruan se nga burimet e Vatikanit mësohet se Papa mbetet i aftë mendërisht.

Vatikani është një vend i çuditshëm pa drejtuesin Papën. Përveç mesazheve dhe një regjistrimi audio, kurrë më parë në historinë moderne papale, katolikët e botës nuk kanë kaluar kaq gjatë pa e parë në të vërtetë Papë. Por ka një qetësi të durueshme mes komunitetit katolik ndërsa ata presin lajme për shëndetin e Papës.

Share This Article
Leave a Comment