Igli Cara, kandidat i PD-së në qarkun Durrës në listën e mbyllur i ftuar në sutdion e “Quo Vadis” në Vizion Plus me moderatoren Pranvera Borakaj tha se PD zgjodhi me primaret.
Ditën e djeshme partitë dorëzuan listat përfundimetre me emrat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 11 majit.
Cara tha se PD nuk mund të rrezikojë me emra të rinj, pasi nuk e ka luksin të eksperimentojë në kurriz të shqiptarëve prandaj do të dalë përballë Ramës me ekipin e provuar. Sipas tij Rama është një e keqe e madhe e këtj vendi dhe duhet të largohet, pasi pas katër vitesh, nëse merr mandatin e katërt, do të jetë vonë.
Cara: Të gjitha partitë kanë nxjerrë ekipet e tyre. PD zgjodhi me primaret. Kishim të meta, por ama ishte një proces dhe çdo proces përmirësohet rrugës. Ne nuk i kemi deputetë si në 2021 që i kishte zgjedhur krimi me telefon. Kemi një proces, që me gjithë problemet që kemi, ka dalë nga vota. Unë jam dakord që të hyjnë të rinjtë në politikë. Por opozita nuk e ka luksin të bëjë prova në kurriz të shqiptarëve. Do futet me ekipin e provuar. Ai ekip nuk ka dështuar. Ne në 2021 nuk u dënuam nga vota, po nga skema që zgjodhëm. Problemi është që ne kemi tregaur që po përgatisim nëj ekip të ri, por nuk mund të rrezikojmë. Në 2019 ne patëm një shkëputje edhe nga pushteti lokal. Kjo krijoi një boshllëk të madh. Pa llogaritur problemet që patëm si opozitë këto katër vite.
Rama duhet të rrëzohet dhe duhet të kemi një opozitë të fortë. Pavarësisht difekteve që ne kemi, të gjithë duan të kenë një opozitë të fortë. Të gjithë duan të rrëzojnë këtë qeveri sepse do shpëtojnë shqiptarët. Shqipëria s’ka nevojë të shkojë në Evropë. Shqipëria ka nevojë t’i kthehet normalitetit. Të kthehen njerëzit. Për këtë duhet të largohet Rama, është e keqe e madhe e këtij vendi, nëse nuk do ta kuptojnë tani, katër vjet do të jenë shumë.