LaCivita na sugjeroi koalicion sa më të gjerë për fitoren e sigurt

1 Min Read

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, thotë se koalicioni “Shqipëria Madhështore” i udhëhequr nga PD, është më i madhi ndonjëherë në politikën shqiptare ndër vite.

Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, Noka u pyet se mbi cilat kritere është hartuar lista dhe ndërtuar koalicioni, ku në fakt bien në sy emra politikanësh dhe kryetarë partish aleate prej vitesh tashmë në politikë, apo të quajtur ndryshe “xhaketat e vjetra”.

“Koalicioni për Shqipërinë Madhështore ka dashur kohë, mund dhe sakrificë për t’u ndërtuar. Kur ndërton një koalicion do konsiderosh peshën e çdonjëerit prej aleatëve dhe do shpërblesh çdonjërin prej aleatëve sipas prurjes dhe peshës që ka. Është diskutuar kjo gjë dhe me stategun e fushatës tonë, Chris LaCivita, dhe konkluzioni ynë ka qenë ky: një koalicion sa më i gjerë për një fitore të sigurt.”, u shpreh Flamur Noka.

Në koalicionin e Partisë Demokratike bëjnë pjesë 25 forca politike.

Share This Article
Leave a Comment