Listat/ 5 gratë e preferuara të Ramës, mes tyre ajo që e quan “brand ndërkombëtar”

3 Min Read

Jo të gjitha gratë kanë të njëjtën vlerë për Edi Ramën. Po flasim për gratë në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se kushdo që ka një ose më shumë mandate në Kuvend, me përjashtim të drejtuesve politikë, do të jetë në listën e hapur të kandidatëve.

Por nëse i shikon listat me kujdes gjen të paktën pesë raste kur Edi Rama ka bërë përjashtime nga ajo çfarë deklaroi vetë. Le t’i marrim me radhë. Në listën e mbyllur në Tiranë është vendosur Lindita Nikolla, e cila pati thënë kur dha dorëheqjen se kishte arsye personale e familjare për t’u larguar nga drejtimi i parlamentit. Nikolla ka më shumë se një mandat në Kuvend.

Në listën e mbyllur të Elbasanit figuron Evis Kushi, e cila gjithashtu ka më tepër se një mandat. Të katapultuarës në politikë nga i ndjeri Qazim Sejdini, i ndriti fati edhe kësaj radhe.

Rekordin e mban lista e qarkut Durrës, ku janë plot 3 gra të fiksuara në listën e mbyllur edhe pse janë aktualisht deputete. E para është Klodiana Spahiu, e dyta Milva Ekonomi dhe e treta Aurora Mara. Kjo e fundit nga deputete aktuale e qarkut Dibër u katapultua në listë të mbyllur në qarkun Durrës.

Nëse për Milva Ekonomin ky komoditet mund të jetë i justifikuar me vlerësimin që ka për Edi Ramën, për të cilin mendon se ai është “brand ndërkombëtar” për Spahiun dhe Marën nuk gjen dot justifikim. Spahiu ndodh ndonjëherë që edhe flet në Kuvend, kurse Aurora Mara është mes deputeteve të Rilindjes që vijnë sa për sfilatë mode e shëtisin me “Range Rover”.

Gra të tjera deputete, edhe më të zëshme se këto të pesta, janë spostuar totalisht në listën e hapur sidomos në qarkun Tiranë dhe që rrezikojnë të mos e marrin mandatin. Ku vallë ia kanë prishur qejfin Edi Ramës, fjala vjen, Etilda Gjonaj, Blerina Gjylameti, Klodi Bushka, Mimi Kodheli, Anila Denaj, Olta Xhaçka apo Ermonela Felaj?

Share This Article
Leave a Comment