Xheneta futet në shtëpinë e “BBVIP”, ja reagimi i Gjestit

1 Min Read

Ish-e dashura e Gjestit, Xheneta, është futur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Ajo është bërë pjesë e sfidës që Vëllai i Madh ka për banorët, të cilët nuk duhet të reagojnë ndaj asnjë gjëje të re që ndodh aty brenda.

Ish-banorja e Big Brother Kosova ka qenë shumë e përfolur brenda për shkak të raportit të saj me Gjestin. Këtë me siguri që nuk e ka pritur as vet ai, pasi u shpreh disa herë se e ka lënduar e keqtrajtuar.

Xheneta në ndërkohë doli drejt në oborr, ku po qëndronin një pjesë e banorëve të këtij formati. Pritet të shihet në vazhdim se si do të reagojë konkurrenti nga Kosova.

Gjesti duhet theksuar se ka mbyllur çdo raport me të që kur doli nga Big Brother i Kosovës.

Share This Article
Leave a Comment